Dobësitë në të ardhura, nxisin kursimet buxhetore ndaj shtresave të brishta

Premte, 31 August 2018 07:28

Dobësitë në grumbullimin e të ardhurave të ardhurave këtë vit kanë rritur presionin mbi frenimin e shpenzimeve si mënyra e vetme për të mbajtur në kontroll borxhin publik.

Në muajin korrik shpenzimet e përgjithshme buxhetore shënuan ulje 1 për qind në raport me faktin e vitit të kaluar, teksa ishin -6.7 për qind më pak se plani i periudhës.
Rënia e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore në muajin korrik, çoi në ritme ulta rritje te shpenzimeve te 7 mujorit të cilat ishin 2.2% për qind më të larta se fakti.
Qeveria po tregohet konservatorë në shpenzime, teksa në fund të 7 mujorit të ardhurat ishin 65 milionë euro më pak se plani.
Më krahasim me vitin e kaluar kursime të forta afërsisht 11 milionë euro janë bërë në fondet e mbrojtjes sociale.  Fondet  e harxhuara për pagesën e papunësisë ishin -15 % më të ulta se një vit më parë.  Këto kursime u krijuan nga ndryshimet që qeveria bëri në kriteret për përfitimin e pagesës në lidhje. Me tre vite sigurime merre vetëm 6 muaj pagesë papunësie.
Shpenzimet më të ulta se vitin e kaluar janë bërë edhe në pagesën e ndihmës ekonomike, fondet për të cilën ishin 1.4% më pak se 7-mujori 2016.
Gjithashtu shpenzimet për shpërblimin e të ish të përndjekurve politike në këtë 7 -mujor ishin mbi 1 miliardë lekë më të ulta se në vitin e kaluar.
Qeveria ka shtrënguar edhe rubinetin për kompensimin e ish pronarëve. Shpenzimet për këtë kategori ishin 53 për qind më pak se plani i 7 mujorit dhe 62% më të ulta se fakti i vitit të kaluar.
Qeveria kishte planifikuar për të shpenzuar 2.9 miliardë ndaj ish-pronarëve në 7 mujor, por ka dhënë vetëm 1.3 miliardë lekë.
Shpenzime më të ulta në krahasim më një vit më parë vijnë në shpenzimet për interesa. Forcimi i monedhës vendase ndaj euros ka favorizuar uljen e shpenzimeve për pagesat e interesave të borxhit të jashtëm.
Shpenzimet në këtë zë në 7 mujorin e 2018 ishin 3 % më të ulta se një vit më parë dhe 20 për qind më ulta se plani i periudhës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...