Arrestohet 29-vjeçari, bënte kërdinë duke vjedhur makina

Premte, 31 August 2018 09:19

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Cërrikut. Kjo pasi ai rezultoi autor i disa vjedhjeve të automjeteve në Belsh e Lushnjë dhe ishte kthyer në makthin e këtyre qyteteve.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga 29-vjeçarin me inicialet I.A, banues në fshatin Poshnje, Berat.

“Më datë 18. 08. 2018, në fshatin Firezë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit S. D. 49 vjeç;

Më datë 07.07. 2018, në fshatin Rracë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur një mjet tip “Benz” në pronësi të shtetasit H. B., 72 vjeç”, – bën të ditur ndër të tjera policia.

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u ndalua shtetasi: I. A., 29 vjeç, banues në fshatin Poshnje, Berat.

Ndalimi tij u bë pasi në fshatin Poshnje, Berat, në pikën e servisit të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy automjete tip “Benz” të vjedhur, ku njëri prej tyre në pronësi të shtetases A. M., 40 vjeçe, vjedhur më datë 17. 08. 2018 në fshatin Rracë, Belsh.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe 2 vjedhje të tjera në qytetin e Belshit, dhe konkretisht:

Më datë 18. 08. 2018, në fshatin Firezë, Belesh, dyshohet se ka vjedhur mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit S. D. 49 vjeç;

Më datë 07.07. 2018, në fshatin Rracë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur një mjet tip “Benz” në pronësi të shtetasit H. B., 72 vjeç.

Vijon puna në bashkëpunim me Strukturat e Policisë të Komisariatit Lushnjë, për dokumentimin e plotë me prova ligjore të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes kryer nga shtetasi i ndaluar, pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje automjeti në këtë territor.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...