Ministrat e Jashtëm të BE diskutojnë sot për Ballkanin

Premte, 31 August 2018 10:20

Këtë të premte ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian të mbledhur në Vjenë konsultohen për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Vend zë edhe debati aktual për kufirin Kosovë-Serbi.

 Në takimin e tyre të premten (31.08) ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian të mbledhur në kryeqytetin austriak, Vjenë kryesuesen e presidencës së BE do të diskutojnë për marrëdhëniet transatlantike, Iranin, por edhe për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Bisedimet do të drejtohen nga e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini nën praninë edhe të ministrave të Jashtëm të vendeve kandidate të BE-së, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Turqisë.

Pritet që temë diskutimi të jenë edhe përpjekjet aktuale për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, ku në diskutim është hedhur së fundmi ideja e korrigjimit të kufijve. Disa shtete të BE-së, përfshirë edhe Gjermaninë janë shprehur kritike ndaj një këmbimi territoresh, sepse shohin aty një rast precedent për probleme të tjera të pazgjidhura kufitare në Ballkan, por edhe në vende si Gjeorgjia e Ukraina.

Në një analizë të gazetës së madhe austriake, "Der Standard" të së premtes nënvizohet loja e rrezikshme me kufijtë e rinj në Ballkan. "Në Kosovë vetë ka rezistencë kundër kësaj marrëveshjeje. Sepse shumica e serbëve jetojnë në jug....Prandaj edhe kisha ortodokse është kundër deal-it të Vuçiçit. Por veçanërisht të zemëruar janë kosovarët, se demokracia po shkelet me këmbë, dhe Thaçi po vepron i vetëm....Aktualisht presidenti sidoqoftë nuk ka asnjë shumicë në parlament për ndryshimet e menduara." dw/dpa/Standard

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...