Shpejtësia nxjerr makinat nga rruga në Mamurras e Bulqizë, 7 të plagosur

Premte, 31 August 2018 14:12

Shpejtësia dhe shkelja e rregullave të qarkullimit u bë shkak për dy aksidente që lanë pas 7 të plagosur në harkun e një ore në Mamurras e Bulqizë. Tri vajza mbetën të plagosura në autostradën Fushë Krujë-Milot ndërsa katër maqedonas në rrugën e Arbrit. Në të dy rastet makinat dolën nga rruga pasi drejtuesit humbën kontrollin.

7 persona mbeten të plagosur pasi makinat me të cilat udhëtonin dolën nga rruga!

Aksidentet u regjistruan në Fushë Mamurras dhe Bulqizë!

Tre vajza mbetën të plagosura në aksidentin e parë pranë rrethrrotullimin pranë Fushë-Mamurrasit.

Autovetura që drejtohej Blerta Sadria 25-vjeçe doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal në autostraden Fushë Krujë-Milot.

Bashkë me të mbetën të plagosura edhe dy vajzat pasagjere.

Ato u dërguan menjëherë në spitalin e Traumes në Tiranë ku pasi kanë marrë ndihmen e parë mjekësore mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jeten.

Paraprakisht bëhet e ditur se 25 vjeçarja humbi drejtimin e mjetit ndërsa udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Aksidenti u shënua në një pikë të njohur edhe për mungesën e sinjalistikës, cka është bërë shkak në vazhdimësi për ngjarje të tilla.

Ndërkohë 4 shtetas maqedonas mbetën të plagosur segmentin Bulqizë-Qafa Buallit pjesë e rrugës së Arbrit.

Makina “Citroen” me targa maqedonase që drejtohej nga një 66 vjeçar, me të cilën udhëtonin drejt Tiranës doli jashtë rrugës dhe për pasojë pasagjerët brenda saj mbetën të plagosur!

Edhe në këtë rast shkak dyshohet se u bë shpejtësia e lartë.

Aksidenti ka ndodhur pikërisht në vendin ku është dëmtuar edhe Rruga e Arbërit si pasojë e lëvizjes së tokës.

Një grua u dërgua për ndihmë të specializuar në Spitalin e Peshkopisë, ndërsa drejtuesi i mjetit po trajtohet në Bulqizë sqaron policia teksa thekson se dy të tjerët dolën nga spitali.

Policia thotë se punon për sqarimin e rrethanave të dy aksidenteve që lanë pas 7 të plagosur brenda një ore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...