Ndryshon vlera e euros, kap nivelin më të lartë që prej 13 qershorit

Premte, 31 August 2018 15:05

Monedha vendase e ka mbyllur javën e dobët në krahasim me monedhat e tjera kryesore në vend. Euro ka vijuar që të fitojë pikë përkundrejt lekut edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer në nivelin e 126.27 lekëve, me një rritje të lehtë prej 0.06 pikë në krahasim me një ditë më parë.

Dita e sotshme ka shënuar nivelin më të lartë të këmbimit që prej 13 qershorit të këtij vit. Kjo është dita e tetë radhazi që euro fiton pikë ndaj monedhës vendase. Arsyeja kryesore sipas aktorëve të tregut është përfundimi i efekteve sezonale me largimin e emigrantëve. Në bursat ndërkombëtare euro ka rikuperuar përkundrejt dollarit, pas stabilizimit të lirës turke.

Edhe dollari amerikan është forcuar sot në vend. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer sot ne 108.19 lekë, rreth 0.23 pikë më shumë se një ditë më parë.

Të forta kanë qenë edhe monedhat e tjera. Leku ka humbur pikë përkundrejt frënges zvicerane dhe paundit birtanik. Sipas kursit të BSH, një paund është këmbyer sot me 140.6 lekë, ndërsa franga zvicerane me 111.9 lekë, shkruan Monitor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...