Nderim i thellë nga e gjithë Amerika, ceremoni për senatorin McCain në Capitol

Premte, 31 August 2018 19:00

Në Uashington vëmendja sot është në selinë e Kongresit amerikan me një ceremoni solemne për senatorin John McCain.

Arkivoli me trupin e senatorit të ndjerë John McCain, i cili vdiq të shtunën në moshën 81 vjeçare, u soll në Kongres për herë të fundit të premten paradite, ku atij po i bëhen homazhe në sallën rrethore të Kapitolit, një nder që u është rezervuar deri më sot vetëm 30 personaliteteve që nga viti 1852, kur filloi kjo praktikë. Trupi i Senatorit republikan të Arizonës u soll në Uashington pas një ceremonie përkujtimore të ejten në qytetin Phoenix.

Trupi i senatorit të ndjerë John McCain është vendosur në sallën rrethore të Capitol në Washington për homazhe, pas ceremonive të zhvilluara të enjten për nder të tij në shtetin e Arizonës, të cilin e ka përfaqësuar në Kongres që prej viteve 1980.

McCain u bë i 31-ti person të cilit i rezervohet një nderim i tillë. Homazhet për politikanin e njohur e të shumëvlerësuar republikan kanë vërshuar nga të gjitha anët, përfshirë kampin demokrat.

Ish-zëvendës presidenti Joe Biden tha se arsyeja që vdekja e senatorit John McCain i ka prekur aq shumë njerëzit, është se ata e njihnin besimin e tij të thellë tek shpirti i Amerikës.

Politika, shtoi Biden, nuk ishte gjëja më kyçe për senatorin e ndjerë, ishin vlerat themelore ato që kishin rëndësi.

Pas homazheve të premten në Capitol, ceremonitë vazhdojnë të shtunën në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, ku do të flasin edhe ish-presidentët Barack Obama dhe George W. Bush. McCain, që ndërroi jetë në 25 gusht pas një beteje të gjatë me kancerin, do të varroset të dielën në Akademinë e Marinës në Anapolis të Merilendit, vendi ku kreu studimet.

Modifikuar më Premte, 31 August 2018 19:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...