Ultësira Perëndimore dominohet nga moti i kthjellët por kthjellime dhe vranësira kalimtare do ketë në Lindje dhe Juglindje të vendit.
Gjatë pasdites vranësirat zhvillohen në zonat kufitare Lindore, ndërsa vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 1- 2°C në orët e mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremumet termike të variojnë nga 15 në 36°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det vijon dallgëzimi mbi 2 ballë.
Europa
Vijon dominimi i kthjellimeve në Europën Jugore, kryesisht në Mesdhe. Ndërsa vranësira më të shpeshta dhe shira të izoluar pritet të bien në Qendër dhe veri të Europës.