Në qytetin e Cërrikut mëngjesin e sotëm është grabitur administratori i një pike këmbimi valutor nga një person i armatosur.
Teksa A.Ngjela, ka dalë nga mjeti, i janë grabitur paratë nga një person ende i paidentifikuar nën kërcënimin e armës. Shtetasi Ngjela deklaron se kishte 14 milionë lekë në makinë.
Ngjela ka deklaruar në polici se po shkonte tek biznesi i tij në Elbasan, dhe se paratë ishin në kroskotin e makinës.
Detajet e policisë:
Në lagjen nr.1, Cërrik , rreth orës 06.40 minuta, shtetasi A. N., 51 vjeç, deklaron se në momentin që ka futur lekët në makinë, në afërsi të mjetit një person i pa maskuar dhe me një armë dyshohet pistoletë i ka kërkuar lekët, ku dhe i ka marrë.
Menjëherë në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.