Bilanci i frikshëm/ Në gusht vdiqën 21 njerëz në rrugët e Shqipërisë, 78 të tjerë mbetën të plagosur

Saturday, 01 September 2018 10:57

Muaji gusht është dominuar nga aksidente të shumta në rrugët e vendit. Politiko raporton se janë të paktën 21 persona që kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidenteve në rrugë, ndërsa 78 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Këto shifra bazohen vetëm në ngjarjet që janë raportuar në media përgjatë këtij muaji.

Shumica e aksidenteve, sipas policisë, kanë ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit të mjeteve nga drejtuesit, parakalimeve të gabuara apo shpejtësisë së lartë. Gjithsesi, në Shqipëri nuk ekziston pothuajse asnjë rrugë që të plotëson standardet e kërkuara, me përjashtim të ndonjë rasti, çka do të pakësonte dëmet në njerëz në rast aksidentesh.

Në 31 ditët e gushtit, vetëm në gjashtë prej tyre media nuk ka raportuar për aksidente.

 

Ditë më e zezë e këtij muaji ka qenë 2 gushti, kur në Shkodër, Peshkopi, Kavajë dhe Bulqizë kanë humbur jetën katër persona dhe kanë mbetur të plagosur tre të tjerë. Edhe më 22 gusht ka patur një bilanc të zi me tre të vdekur në Lezhë dhe Fier, si dhe tre të plagosur.

Një tjetër ngjarje që tronditi opinionin publik ishte aksidenti i 8 gushtit në Kamëz, ku një vajzë 7 vjeçe dhe një djalë 29 vjeç humbën jetën pasi u përplasën nga një makinë. Nëna dhe motra e vajzës që ndërroi jetë, mbetën gjithashtu të plagosura.

Ndërkohë që më 27 gusht është raportuar për 15 të plagosur në dy aksidente në zonën e Librazhdit, por fatmirësisht pa asnjë viktimë.

Fieri, Tirana dhe Elbasani janë zonat ku është regjistruar edhe numri më i madh i aksidenteve gjatë këtij muaji.

1 gusht 2018

Fier – 1 i vdekur

Tiranë – 1 i plagosur

Elbasan – 1 i plagosur

2 gusht

Shkodër – 1 i vdekur

Peshkopi – 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Kavajë – 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Bulqizë – 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

3 gusht

Elbasan – 1 i plagosur

4 gusht

Fier – 1 i plagosur

5 gusht

Lushnje – 1 i plagosur

7 gusht

Tiranë – 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Fier – 1 i vdekur

8 gusht

Kamëz – 2 të vdekur dhe 2 te plagosur

Shkodër – 3 të plagosur

11 gusht

Pukë – 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Divjakë – 1 i plagosur

13 gusht

Elbasan – 1 i plagosur

14 gusht

Fier – 1 i vdekur

15 gusht

Tiranë – 1 i plagosur

16 gusht

Pogradec – 2 të plagosur

Tiranë – 1 i plagosur

Bulqizë – 2 të plagosur

17 gusht

Tiranë – 1 i plagosur

Kavajë – 6 të plagosur

18 gusht

Durrës – 2 të plagosur

Tiranë – 1 i plagosur

19 gusht

Tepelenë – 1 i vdekur

20 gusht

Tepelenë – 1 i vdekur

Tiranë – 1 i plagosur

21 gusht

Fier – 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

22 gusht

Lezhë – 2 të vdekur

Fier – 1 i vdekur

Dibër – 2 të plagosur

Elbasan – 1 i plagosur

24 gusht

Sarandë – 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Kukes – 4 të plagosur

Librazhd – 1 i plagosur

25 gusht

Fushë Krujë – 3 të plagosur

Pogradec – 3 të plagosur

26 gusht

Fier – 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

Pukë – 1 i plagosur

Gjirokastër – 1 i plagosur

27 gusht

Librazhd – 9 të plagosur

Përrenjas – 6 të plagosur

28 gusht

Durrës – 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

30 gusht

Gjirokastër – 1 i plagosur

31 gusht

Kavajë – 1 i vdekur

Bulqizë – 4 të plagosur

Mamurras – 3 të plagosur

Durrës – 1 i plagosur

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...