Fëmijët luajnë vetëm pak metra larg njërës prej të ashtuquajturave godinat “Fantazëm” të Korçës. Ata zotërojnë vetëm hapësirën jashtë saj, pasi brenda tyre në të shumtën e rasteve ato janë strehe e përdoruesve të drogës, sic dëshmojnë edhe këto shiringa të përdorura.
Nëse bien në kontakt me to rrezikohen nga sëmundje të ndryshme. Kjo është edhe frika e madhe e prindërve
"Godinat janë rrezik për fëmijët" thotë një banor i zonës. Godinat e braktisura janë kthyer në shqetësim serioz për shumë qytetarë.
Nuk kanë munguar rastet kur qytetarët janë sulmuar e grabitur pranë ndërtesave të tilla.
"Pas orës 22:00 nuk kalohet se aty të vjedhin" shtojnë banorët. Ata thonë se shpesh here janë ankuar për këtë cështje pranë bashkisë së Korcës, po kjo e fundit i ka duart e lidhura. Ajo nuk mund të ndërhyjë pa lejen e pronarëve.