Një makinë e braktisur ka ngjallur dyshimet e policisë së Shkodrës. Makina është gjetur në një vend në periferi të qytetit ku zakonisht janë gjetur makina të përdorura për krime dhe të djegura.
Sipas informacioneve brenda në makinë është gjetur një person i vrarë. Mendohet se viktima është shtetasi Arjan Ferracaku, rreth 30-vjeç.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet paraprake.