5 të vrarë e dy të zhdukur në atentate mafioze në Shkodër, policia nuk ka zbardhur asnjë rast

Diel, 02 September 2018 12:02

Pesë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë rrëmbyer vetëm gjatë muajve të fundit në qytetin e Shkodrës, duke e kthyer qytetin në një prej vatrave më të egra të krimit. Për të gjitha rastet, policia ende nuk ka pista të qarta hetimi e të arrestuar.

 – Më 18 qershor, Mehdi Kavaja, pronari i një servisi për makinat, u vra me plumb në kokë.

 – Më 15 korrik, Boran Bërçana, ish-polic dhe Silvana Ndoci bashkëshortja e tij, u vranë brenda makinës së tyre.

 – Më 10 gusht, Fatbardh Lici u vra me breshëri plumbash gjatë ditës në një local. Bici ishte kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i forti i Shkodrës.

 – Më 1 shtator, biznesmeni Arjan Ferracaku u ekzekutua në zonën e Livadhës.

 – Prej 10 ditësh Gëzim Hysaj dhe nipi i tij Agron Mollaj rezultojnë të zhdukur.

Të gjithë ekzekutimet janë bërë me armë zjarri dhe autorët janë kujdesur të mos lënë gjurmë.

Nisur nga këto atentate mafioze dhe rrethanat e tyre, por dhe për shumë vrasje e krime të tjera gjatë muajve të fundit, mund të hamendësohet se në Shqipëri:

 – Krimi i organizuar po bëhet më i fuqishëm, dhe më i dhunshëm, duke vënë në rrezik dhe jetën e qytetarëve.

 – Policia është krejtësisht e paftë për të siguar rendin, si dhe për të zbardhur ngjarjet kriminale e për arrestuar autorët./exit.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...