VIDEO/ Shtëpia pa dyer e tavan, familja me 7 persona që jeton me bukën e falur

Diel, 02 September 2018 13:48

Në një mjerim të tillë, Hava Boci rrit 3 fëmijët e saj. Por, në këtë shtëpi në fshatin Sharrdushk të Rrogozhinës rrojnë 7 frymë. Buka që hanë shpesh ështe e falur, ose e marrë borxh nëpër dyqane. Përveçse e gatuan, Havasë i duhet t’i ruajë edhe nga minjtë.

Pa dyer, pa tavan e pa dysheme, e vetmja stinë kur jetohet pothuaj pa rrezik në këtë shtëpi është vera. Në dimër, shiu i vë në kushte mbijetese banorët fatkeq.

E shoqja lufton brenda 4 mureve, ndërsa Beqiri kryefamiljar punon ku mundet.

Jeta me vetëm 3.000 lekë ndihmë ekonomike është e vështirë dhe mjekimet për gjyshen e verbër 80-vjeçare nuk blihen kurrë.

“Ne me aq sa kemi pasur mundësi, me ushqime e gjëra të tjera i kemi ndihmuar. Për t’iu bërë një shtëpi të re nuk kemi mundësi”, thotë Ledion Hasa.

Ledioni është një ndër fqinjët që u vijnë në ndihmë familjes Boci, por siç e thotë edhe ai vet, kjo është veçse një zgjidhje e përkohshme, pasi për t’u kthyer buzëqeshjen dhe dinjitetin familjes Boci duhet më shumë. TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...