Prishtinë/Meshë për Shën Terezën, bëhet thirrje të ndiqet shembulli i saj

Diel, 02 September 2018 17:07

Në meshën e mbajtur sot në Prishtinë, në kuadër të Festës së Shën Nënë Terezës, u tha se vepra e saj është dëshmia më e mirë e dashurisë universale, teksa u bë thirrje që të ndiqet shembulli i saj.

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës tha se Nënë Tereza është shenjtëresha e dashurisë, e cila dëshmoi dashurinë në veprim, në shërbim, në flijim dhe në dhurim. Cilësi këto që sipas tij, Shën Terezën e bëjnë shenjtëreshë të jetës.

“Sot ne kremtojmë për një zemër të madhe e cila përqafoi mbarë botën. Jo vetëm botën e rëndomtë, por edhe botën e cila ishte e shëmtuar, e cila ishte nën peshën e së keqes, e cila ishte nën sundimin e padrejtësive të ndryshme, siç janë njerëzit buzë vdekjes, siç janë ndasitë e ndryshme mes njerëzve, sidomos në Indi ndasitë me kaste. Kjo zemër e madhe e Shën Nënës Terezë, apo më mirë të themi zemra e Krishtit përmes Shën Nënës Terezë dëshmoi dashurinë universale. Asnjë personalitet në historinë e njerëzimit dhe në historinë e krishterimit nuk ka dëshmuar aq bindshëm, aq fuqishëm, dashurinë për çdo kënd, sepse dashuria është dhurata universale që Zoti do të derdhë në zemrat tona”, tha ai, raporton KsP.

Mes tjerash, Gjergji tha se gjaku i Gonxhe Bojaxhiut - Nënës Terezë është sfidë, qortim, e thirrje për njerëzit e tjerë dhe si i tillë, sipas tij fton që të imitohet jeta e saj.

“Kultura e jetës na përgatitë për qytetërimin e dashurisë. Shën Nëna jonë Terezë këtë na e mundëson dhe na e dhuron me ndërmjetësimin e saj. Pra mos të mbesim vetëm në fazën e nderimit, apo të falënderimit, apo të admirimit. Është koha o vëllezër e motra, o njerëz të vullnetit dhe zemrës së mirë, t’i lutemi Shën Nënës tonë Terezë dhe mbi të gjitha ta imitojmë jetën dhe veprën e saj, ose edhe më mirë veprën e Zotit nëpërmes saj”, u shpreh ai.

Në kuadër të Festës së Nënës Terezë, Ipeshkvia e Kosovës nga sot deri më 4 shtator do të mbajë aktivitete të ndryshme në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...