Meta: Malet e Shqipërisë mund t’i largojnë të rinjtë nga kafja e droga

Diel, 02 September 2018 18:59

Presidenti Ilir Meta ka replikuar me një komentues në rrjetin social, në një prej postimeve të fundit të kreut të shtetit, i cili ka vizituar alpet e veçanërisht majnë e Jezercës.

Njëri prej komentuesve i është ankuar Metës duke u shprehur se dikur në ato zona shqiptarët ruanin vendin, ndërsa sot të gjithë i kanë harruar këto bukuri e se askus nuk kujtohet për banorët e kësaj zone.

Në përgjigje, Meta është shprehur se promovimi që Presidenti po kryen në alpet shqiptare nuk është vetëm për turizmin por edhe një thirrje për shqiptarët, që të lënë kafenenë. Meta ka theksuar gjithashtu dhe nevojën që të rinjtë t’i largohen kafeneve, basteve dhe drogës duke zgjedhur natyrën dhe sportet që të fal natyra shqiptare.

I dashur Riza Sinani. Së pari duke ju falenderuar që më ndiqni në facebook lidhur me pyetjen tuaj dua t'ju siguroj se promovimi i maleve tona, në veçanti të alpeve është një prioritet i imi që në fillim të këtij mandati e do vazhdoj deri në fund. Ne jemi ende larg njohjes reale të kësaj pasurie të pabesueshme që kemi e cila duke u mbrojtur me më përgjegjesi se deri tani dhe me disa investime të mençura e aspak të shtrenjta mund ti japë një rritje spektakolare sporteve të aventurës e natyres. Unë besoj se në këtë mënyre jo vetem që malet e luginat tona nuk do zbrazen nga shqiptarët por do kthehen në burim mirëqenie për banorët së pari por edhe për të gjithë e sidomos të rinjtë që duhet ti largojmë sa më shumë nga kafenetë, bastet, droga e veset e tjera. Po kështu përmes këtyre udhëtimeve kam mundësi të takoj dhe shumë banorë të zonave e të kuptoj më mirë problemet e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...