Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Laç. Nga të dhënat e para mësohet se shpërthimi i tritolit ka ndodhur pranë një lokale në lagjen 4.
Deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz por vetëm për dema materiale. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjes.