31-vjeçaren shqiptare në Greqi e shantazhojnë me video seksi

Hënë, 03 September 2018 10:27

Një 31-vjeçare shqiptare në Greqi, e cili kishte marrëdhënie me një burrë të martuar dhe me dy fëmijë të cilin e kishte njohur në Facebook, është shantazhuar me një video seksi.

Sipas saj, i dashuri e kishte filmuar teksa kryenin marrëdhënie dhe po e shantazhonte. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Rodos në verën vitit 2016.

Shqiptarja, emri i së cilës nuk bëhet publik, tashmë ka denoncuar në polici se i dashuri e kërcënonte që të kryente marrëdhënie seksuale në grup, me të dhe dy miqtë e tij. Ajo shpjegon se që prej vitit 2016, për një vit resht ka marrë pjesë në orgji të paktën 4 ose 5 herë në muaj. 

Sipas saj, 3 burrat e shantazhonin me videon që i kishin regjistruar që të kryente marrëdhënie me ta dhe e kishin detyruar të nënshkruante një letër ku thuhej se marrëdhënia e tyre ishte bërë me pëlqimin e saj kundrejt pagesës prej 20 mijë Euro.

31-vjeçarja pretendon se nuk i ka marrë paratë dhe në Shkurt 2017 është shantazhuar sërish kur u largua nga ishulli dhe u rikthye më vonë. 

Gjatë kallëzimit në polici, shqiptarja u tha hetuesve se të paktën dy prej videove të saj duke kryer marrëdhënie janë publikuar në faqe të ndryshme pornografike në internet. 

Tre të dyshuarit u morën në pyetje për të shpjeguar akuzat e bëra ndaj tyre, ndërsa njëri nga ata dëshmoi se nuk e njeh gruan shqiptare.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...