Foto/ Bllokohen 5 gomone në Sarandë, arrestohen 4 vetë

Hënë, 03 September 2018 15:55

Në bashkëpunim me policinë greke, autoritet shqiptare kanë bllokuar gjatë ditës së sotme 5 mjete lundruese.

Aksion ky i cili ka vënë në pranga edhe 41 persona.

Gomonet mësohet se vidheshin në Korfuz, Greqi dhe më pas shiteshin në Sarandë.

Policia ishte informuar për persona që vidhin mjete lundruese nga fshati Shëndëlli, Sarandë, në grykëderdhjen e lumit ‘Pavllo’,  shërbimet e Policisë si rezultat i operacionit bënë të mundur bllokimin i një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin ‘Highfield’, në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm: 

F. Ll., 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.

A. D., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarand?.

Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin ‘Evinrude’, pa dokumentacion.

Po ashtu, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me  Policinë Greke, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të tjerë  shqiptarë në Ishullin e Korfuzit Greqi, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese (skafe):

K. P, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.

K. D, 20 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.

Nga ana jonë janë bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese:

- Gomone ‘Highfield’, motor ‘Mërkuri’ me 9HP.

- Varkë plastike ‘Evinrude’ 25 HP.

Ndërsa policia greke ka sekuestruar 3 mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit, Greqi.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve F.Ll, dhe A.D, iu referuan Prokurorisë për veprat penale ‘Trafikimi i mjeteve motorike’ dhe ‘Vjedhje’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...