Faza e regjistrimeve po krijon panik tek studentët

Hënë, 03 September 2018 21:44

Në fazën e tretë të raundit të parë studentët vijojnë rregjistrimin në degët e dala fitues.
Deri me tani në fakultetin e Ekonomisë janë regjistruar 400 veta. Nga 1200 kuota që janë në total, duke lenë kështu 800 vende bosh për maturantët që duan të ndjekin studimet në këtë fakultet.

Dekani i fakultetit ekonomik, Dhori Kule në intervistën e dhënë për Report Tv thotë se procedura me faza 48 orëshe për regjistrimin e degëve, sjell panik te maturantët.

Kule: Duke qenë se procedurat janë në faza 48-orëshë, një procedurë problematike që në themel krijon panik, studentëvë u hiqet e drejta të regjistrohen pas 48 orëve, u fshihet emri nga lista. Heqja është e padrejtë dhe nuk ndodh e njëjta gjë me universitete jopublike, kurse këta të shtetit ikin. Ky është një problem i udhëzimit.

Dekani Kule këshillon maturantët që të mos nxitohen në rregjistrimin e degëve.

Kule: Unë dua ti siguroj studentëve se në degën e biznesit nëse janë 840 pikë, të rrinë pa merak se do t’u vijë radha, të presin.

Dekani Kule shtoi se fakulteti i Ekonomisë do të shtojë kuotat nëse studentet do të jenë më tepër në numër. Ndërkohë, studentët kanë vijuar rregjistrimet në degët fituese. Raundi i parë i fazave 48 orëshe përfundon më 12 shtator.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...