Vrasja në Shkodër, hetimet marrin një kthesë të papritur

Tuesday, 04 September 2018 08:52

Dy personat që ishin të pranishëm me biznesmenin Arjan Ferracakun kur ky i fundit u qëllua me automatik, nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me policisë e Shkodrës, për të treguar karakteristikat e autorit që qëlloi për vdekje, Ferracakun.

Megjithëse u është ofruar ndihmë dhe maksimale,shokët e këtij të fundit, ndihen të trembur dhe jo të sigurtë për të treguar çdo detaj, që do orientonte policinë për të zbardhur ngjarjen.

Nisur nga ko situatë, policia ka ngritur dyshime mbi rolin e personave që arritën t'i mbijetojnë pritës me armë, duke menduar se biznesmeni 30-vjeçar mund të jetë nxjerrë në pritë nga njëri prej miqve të tij. 

Dyshimet e hetuesve janë se njëri nga shoqëruesit me kalë të Arjan Ferracakut ishte në dijeni për ndonjë gjobë që mund t'i jetë vendosur Arjan Ferracakut, ose kishte informacione për konfliktin e 30-vjeçarit me persona të tjerë.Deri më tani asnjë prej 5 personave që ishin të pranishëm kur Verracaku u qëllua me rreth 15 plumba, nuk ka pranuar se mund të kenë parë në fytyrë autorët, pasi sipas tyre janë trembur dhe kanë ikur me vrap, duke mos parë asgjë rreth autorëve. Ferracaku nuk kishte precedent penal dhe nuk kishte konflikte me njeri. 

Edhe nga dëshmitë e miqve dhe familjarëve ka rezultuar se 30-vjeçari nuk ishte problematik në Shkodër. 15 të shoqëruarit e tjerë kanë mohuar se kishin informacion për ngjarjen. Ndërkohë uniformat blu të Shkodër kanë pyetur edhe disa turistë kosovar të cilët ishin duke bërë hipizim në zonë. Ata kanë thënë se kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë parë një person të ikë me vrap, por nuk kanë arritur dot të dallojnë fytyrën e tij, pasi ishin më shumë se 300 m larg.

Gjobat financiarePolicia e Shkodrës ka përqëndruar hetimet e saj në disa anëtarë të grupeve kriminale që veprojnë në Shkodër, pasi dyshohet se vrasja lidhet me gjobat financiare që mund ti jenë vendosur këtij biznesmen, i cili i ka shpërfillur. Policia ka dalë në këtë konkluzjon pasi, viktima nuk njihej si person me precedentë penalë apo që të jetë përplasur me grupet kriminale, por ka shumë gjasa se vrasja e tij mund të ketë ndodhur vetëm për shkak të gjobave financiare, pasi 30-vjeçari dhe babai i tij gëzojnë biznese të shumta në Shkodër. Për më tepër familja Verracaku njihet në Shkodër me rreputacion të mirë, dhe jo konfliktualë.

Verracaku njihet si biznesmen dhe pronar i hotel “Fantazia” në Velipojë dhe restorantit “Zus” që ndodhet sa kalon urën e Bunës në Shkodër. “Vrasja është rregjistruar në orën 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi Arjan Ferracaku 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër”-thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës. Zona ku ka ndodhur krimi, njihet nga policia si vendi ku shpesh herë atentatorët kanë djegur makinat, menjëherë pasi kanë qëlluar objektivat e tyre.Policia blindon rrugët e ShkodrësPolicia dhe prokuroria e Shkodrës menjëherë pas vrasjes, kanë urdhëruar të ngrihen dhjetëra postoblloqe policie në rrugët e qytetit me shpresën e kapjes së autorëve të krimit. Rreth 30 persona janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Shkodër, të cilët janë marë në pyetje hollësisht mbi vendodhjen e tyre, njohjen me viktimën dhe çfarë dinin për këtë ngjarje. 

Nga dëshmia e tyre nuk është përfituar asnjë e dhënë për identifikimin e autorëve, por policia pjesës më të madhe të personave të shoqëruar u ka marë gjurmët e gishtave, kampione pështyme dhe telefonat. Prej më shumë se 48 orësh policia dhe prokuroria janë përqëndruar në dy pista hetimore, atë të përplasjeve mes grupeve kriminale dhe një gjobëvënie të mundshme që mund ti jetë vendosur 30-vjeçarit, i cili ka kundërshtuar dhe nuk ka paguar, e për pasojë është ndëshkuar me vdekje./Shqiptarja.com/

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...