Zbulohet autori që i vuri flakën makinës dje në Vlorë (emri)

Tuesday, 04 September 2018 10:02

Në orën 4 të mëngjesit dje në qytetin e Vlorës u dogj një makinë, për të cilën policia dyshonte që ishte zjarrvënie e qëllimshme.

Për këtë krim nga policia është vënë pranga një 41 vjeçar. Nga forcat e policisë është arrestuar Shkëlqim Hoxha pasi dyshohet se i ka vënë flaken makinës në pronësi të Seit Seitajt.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Policia zbardh ngjarjen  e djegies së qëllimshme të një automjeti  në orët e para të mëngjezit të datës 03.09.2018 në Vlorë

Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies.

Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, pas ngjarjes së djeshme ku më datë 03.09.2018, në orën 04:00, në lagjen "24 Maji" u përfshi nga flakët automjeti tip "Toyota" me targa AA 660 RJ në pronësi të shtetasit S.S, menjëherë pas hetimeve të kryera u bë e mundur zbulimi, identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:

- Shkëlqim Hoxha, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet ta ketë kryer këtë vepër penale në mënyrë të qëllimshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...