Tatimet: Ja procedura e çregjistrimit të fermerëve

Tuesday, 04 September 2018 12:02

Drejtoria e Tatimeve, përmes një dokumenti këshillimi, bën me dije se Udhëzimi nr. 19, “Për zbatimin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar”, përcakton ndër të tjera edhe procedurat për mënyrën e çregjistrimit të fermerëve.

Sipas këtij udhëzimi, fermeri çregjistrohet në mënyrë vullnetare, nëpërmjet aplikimit për çregjistrim, sipas formularit të miratuar për këtë qëllim, duke dorëzuar në të njëjtën kohë certifikatën e NIPT-it në Drejtorinë Rajonale Tatimore, në të cilën kjo certifikatë është lëshuar. Drejtoria Rajonale Tatimore evidenton në regjistrin tatimor datën e dorëzimit të NIPT-it prej fermerit duke e bërë të pavlefshëm këtë NIPT.

Në rast vdekjeje të fermerit, çregjistrimi kryhet me kërkesë të çdo personi të interesuar dhe me depozitimin e dokumenteve përkatëse që vërtetojnë që personi është ka vdekur ose është shpallur i vdekur me vendim gjykate, duke dorëzuar në të njëjtën kohë certifikatën e NIPT-it e cila është lëshuar në emrin e tij.

Çregjistrimi i fermerit dhe dorëzimi i certifikatës së NIPT-it në Drejtorinë Rajonale Tatimore, përveç se bëhet për qëllime deklarimi, është i domosdoshëm për të shmangur keqpërdorimin e NIPT-it, pasi bën të pavlefshme çdo faturë tatimore në të cilën ky NIPT është shënuar, të lëshuar pas datës së çregjistrimit të fermerit.

DPT: Kujdes!

Personi i tatueshëm, që ka përfituar zbritjen e TVSH-së së shënuar në faturën e lëshuar në emrin dhe për llogari të fermerit të çregjistruar, pas datës që çregjistrimi i tij ka hyrë në fuqi, nuk i lejohet të zbresë TVSH-në përkatëse dhe ndërkohë nëse e ka zbritur atë TVSH në shkelje të procedurës, i kërkohet të paguajë 100% TVSH-në e zbritur padrejtësisht.

Modifikuar më Tuesday, 04 September 2018 12:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...