Tenderët – APP, “shuplakë” institucioneve: Kërkohen dokumente të panevojshme

Tuesday, 04 September 2018 12:07

Agjencia e Prokurimit Publik pranon faktin se autoritetet konktratkore përdorin kritere skualifikuese apo që bien në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke reduktuar konkurrencën në tenderët që kanë si objekt mallrat, punët dhe shërbimet. Konstatimi vjen pas një monitorimi të kryer në rreth 1600 sete të dokumenteve të tenderit, të publikuara gjatë periudhës janar-gusht 2018 në Sistemin e Prokurimit Elektonik nga ministri apo drejtori të ndryshme.

Kështu, në dokumentin që TV SCAN e disponon, është konstatuar se kompanive iu kërkohet certifikatë e menaxhimit të cilësisë së prodhuesit të mallit apo certifikata të konformitetit, ndonëse operatorët ekonomikë mund të mos jenë detyrimisht prodhues të mallit. Gjithashtu, për të dëshmuar përmbushjen e kritereve për kualifikim, autoritetet kontraktore vendosin kërkesa për paraqitjen e dokumenteve , që vlerësohen të panevojshme, të paplota apo të pasakta.

Parregullsi konstatohen edhe mbi vendosjen e kriterit mbi numrin e punonjësve që ofertuesi duhet të disponojë apo vendosje të kritereve mbi stafin teknik dhe inxhinierik që nuk përputhen me natyrën e kontratës dhe punimet e parashikuara. Ndërkohë që, në shumë procedura prokurimi të punëve publike, vendosen kritere në lidhje me kategoritë e licencave profesionale në fushën e zbatimit në ndërtim, nivelet e klasifikimit të kategorive, të cilat nuk janë në përputhje me natyrën e kontratës apo në përpjesëtim me volumet e saj.

Gjithashtu rezulton se në disa raste institucionet kontraktore vendosin si kriter, paraqitjen e eksperiencave të mëparshme që ofertuesi ka kryer dhe jo për punë të ngjashme me objektin që prokurohet, çka bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe ndikon drejtpërsëdrejti në kufizimin e konkurrencës.

Këto konstatime vijnë pas akuzave të shumta mbi paracaktimin e fituesve në një garë tenderi, duke i hartuar kriteret në formë të tillë që kompanitë e tjera të mos kenë mundësi t’i përmbushin, çka sjell skualifikimin e tyre nga gara. Në këto kushte, Agjencia e Prokurimit Publik ka rekomanduar hartimin e tyre sipas legjislacionit në fuqi, duke sjellë edhe shembujt përkatës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...