Ryshfeti në administratë, biznesi: Anketa e qeverisë maja e ajzbergut, ja të dhënat e sondazhit tonë

Tuesday, 04 September 2018 12:13

Këtë të hënë qeveria publikoi një anketë, sipas së cilës, 23 përqind e bizneseve kanë pohuar, se inspektorët e agjencive dhe inspektorateve të ndryshme, u kanë kërkuar ryshfet gjatë kontrolleve të ushtruara.

Por këto të dhëna, përforcohen më shumë nga shoqata e Biznesit të Vogël dhe atij të Mesëm, sipas së cilës, sondazhi i realizuar nga vetë ajo, nxjerr në pah faktin, se 87% e biznesit ka pohuar, se ka dhënë të paktën 1-herë ryshfet te administrata.
Fakti konfirmohet nga kreu i kësaj shoqate, Albert Nasto, i cili për Ekonomix.al, thotë, se kjo shifër ka dalë pas kontakteve me biznesin në të gjithë vendin.
“E ndoqa anketën e bërë publike nga qeveria, sipas së cilës 23% e biznesit kanë pohuar se kanë dhënë ryshfet tek inspektorët e inspektoriateve të ndryshme. Unë do të thoja, se kjo është maja e ajzbergut, pasi sipas një sondazhi që ne kemi bërë, na rezulton, se 87% e biznesit kanë dhënë të paktën 1-herë ryshfet tek administrata. Ne kemi kontaktuar thuajse të gjithë biznesin në të gjitha qytetet dhe të dhënat do t’i publikojmë shumë shpejt” thotë Nasto.
Vetëm një ditë më parë, u publikuan të dhënat e një ankete, e realizuar nga Ministria e Sipërmarrjes, ku u faktua, se ryshfeti nga ana e inspektorëve u është kërkuar bizneseve për të mbuluar mungesën e dokumentacionit përkatës dhe mosplotësimit të kritereve ligjore.
Po ashtu, në 66.8% të rasteve inspektorët kanë qenë të pajisur me autorizimin përkatës, por në 33 për qind të rasteve ato nuk e kanë një autorizim kontrolli, te bizneset.
Në 56.5% të rasteve inspektorët janë të prirur të vendosin gjoba apo të kryejnë pezullime, ndërkohë gjobat në shumë raste janë shumë të larta në raport me shkeljet e gjetura.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...