Si pasojë e emigrimit të familjeve jashtë shtetit është reduktuar numri i nxënësve në shkollat e Roskovecit dhe Fierit.
Kështu në nisjen e këtij viti shkollor 16 shkolla pritet të mbyllen pasi nuk ka nxënës. Sipas Yllka Becit, drejtoresha e arsimit në Fier, parashikohet bashkimi i shkollave. Ajo thotë se çdo ditë ka reduktim të numrit të nxënësve./faxweb.al