×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Arrestohet biznesmeni shqiptar i kokainës në Itali (emri)

Tuesday, 04 September 2018 15:24

Policia e Reggio Emilias ka arrestuar një shqiptar me emrin Xhafer Berisha, i cilësuar si koka e një grupi prej tre personash, të akuzuar për shitje droge, përfshirë edhe minoreneve.

Berisha kishte krijuar një sistem të vërtetë sipërmarrjeje, duke punësuar edhe punonjës sezonalë për shitjen e drogës.

Të rinj në moshë pak më të madhe se të miturit, të cilët shkonin në Reggio nga Kosova dhe bënin shitjen e kokainës te klientët, me të cilët kontaktonte kreu i grupit.

Hetimet kanë nisur më 2017 dhe janë mbyllur me arrestimin e Berishës dhe dy shqiptarëve të tjerë.

Nëntorin e kaluar, në pranga ra një korrier droge, pa precedentë, të cilit iu gjetën dy kile kokainë.

Detaji mbi të cilin u përqendrua më tepër policia ishte fakti që 21-vjeçari sapo kishte mbërritur në Itali, pa kontakte në qytet, e megjithatë kishte arritur që brenda pak ditëve të kishte në dispozicion telefona, strehim dhe një sasi të madhe droge.

Nga kjo u arrit në konkluzionin se i riu vepronte i orientuar nga dikush që koordinonte lëvizjet.

Arrestimi i dy të rinjve të tjerë shqiptarë me 150 gramë kokainë çoi në zbërthimin e mëtejshëm të rrjetit, deri në kapjen e Berishës, rezident në Reggio Emilia dhe pronar i një bari të mbyllur për 15 ditë disa javë më parë nga kuestura, me dyshimin se përdorej për shitje droge.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...