Ekzekutimi i Ferracakut, çfarë bënë dy shoqëruesit në momentin e vrasjes

Tuesday, 04 September 2018 18:04

Teksa mbeten ende mister arsyet e vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër, pasditen e së shtunës së 1 shtatorit, të pakta janë edhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë.

Ferracaku po kalëronte në rrethinat e qytetit bashkë me dy persona të tjerët, të cilët kanë deklaruar se sapo kanë dëgjuar të shtënat janë hedhur në shkurre për t’u fshehur dhe për të ikur.

“Menduam se ashtu ka bërë edhe Ferracaku. Nuk e kemi parë autorin në fytyrë”, kanë deklaruar dy dëshmitarët, sipas të cilëve, vdekjen e 31 vjeçarit e kanë kuptuar më pas kur kanë vënë re se nuk është bashkuar me ta, informon gazetari i Ora News në Shkodër, Bepin Kolvata.

Viktima në momentin e ngjarjes është qëlluar me plumb në kokë, çka autori e ka ditur që shanset për të mbijetuar kanë qenë thuajse zero. Përveç gëzhojave, nuk është gjetur asnjë provë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk ka rezultate konkrete të hetimeve për vrasjen që i ngjason atyre vrasjeve të karakterit mafioz, ku autorët humbasin mirë gjurmët.

Vrasja e Ferracakut e çon në pesë numrin e të vrarëve pa autorë në qytetin verior të Shkodrës në harkun e dy muajve./Ora News

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...