(Foto) Veliaj rrezikon burgun, bëhet shkaktar i aksidenteve

Tuesday, 04 September 2018 20:17

Të paktën 21 persona kanë mbetur të vdekur gjatë muajit gusht si pasojë e aksidenteve në rrugë, ndërsa 78 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Këto shifra bazohen vetëm në ngjarjet që janë raportuar në media përgjatë këtij muaji.

Por kur të gjithë kanë ngritur alarmin, përfshirë ekspertët dhe policinë rrugore, i vetmi që po ecën mbrapsht është kryebashkiaku Erion Veliaj.

Fotot i përkasin rrugës “Sulejman Delvina”, Stadiumi S.Stërmasi. Në kushte ekstremisht jashtë standardit janë pozicionuar kazanët e mbeturinave. Kjo për shkak të ngushtimit të rrugëve që po bën Veliaj në funksion të shtimit të korsive të biçikletave.

Një veprim i pa studiuar dhe i pa konsultuar me ekspertët rrugorë të cilët herë pas here kanë ngritur alarmin se rrugët e Tiranës po bëhen gjithnjë e më shumë të rrezikshme si për këmbësorët ashtu edhe për drejtuesit e mjeteve dhe të biçikletave.

Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore edhe trafiku i renduar rrit mundësinë e aksidenteve. Ata shtojnë se drejtuesit e mjeteve mundohen të rikuperojnë vonesat në trafik duke shtuar shpejtësitë në momentet kur gjejnë hapësirë dhe duke rritur mundësitë për aksidente.

41141882_944489302418870_5670686578364645376_n.jpg40962666_944489282418872_521358843041546240_n.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...