Reagon "Reporterë pa Kufij" : U dëshmua pasiguria që mbizotëron në Shqipëri

Tuesday, 04 September 2018 20:59

4 ditë pas sulmit me armë në shtëpinë e gazetares investigative, Reporterët pa Kufij shprehin keqardhjen për kërcënimin me jetë të një tjetër gazetari shqiptar.

Korrespondenti i televizionit Report TV, Julian Shota, të hënën e 3 shtatorit shkoi në qytetin e vogël të Laçit për të raportuar një shpërthim të ndodhur në një kafe. Sapo mbërriti në vendin e ngjarjes, gazetari u kërcënua nga pronari i lokalit, i cili I kërkoi të mos filmonte ngjarjen dhe më pas mbushi pistoletën për ta qëlluar atë. “ Ju detyrohem për jetën atyre që më shpëtuan, duke i bllokuar dorën për të mos më qëlluar, në momentin e fundit”- tregon i tronditur Julian Shota për televizionin Report TV, pak orë pas ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e shpërthimit në bar-kafenë, ku nuk pati viktima. Pronari i lokalit, autor i kërcënimeve u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje, para se të llihej I lirë, të martën në mëngjes.

“Laçi njihet si një qytet me rrezikshmëri për shkak të veprimit të grupeve të fuqishme kriminale dhe ku policia duket se e ka vështirë t’ju gjejë “adresën”- tregon për Reporterët pa Kufij një gazetar shqiptar, i cili kërkoi të mbetet anonim, duke shtuar se: “Për të kryer hetimet e tyre, gazetarët përballen çdo ditë me krimin e organizuar, për paga të varfra”.

Ky sulm ndaj gazetarëve, i dyti në një javë, dëshmon për klimën e pasigurisë dhe të dhunës që mbretëron në vend, e ku gazetarët janë viktimat e saj.

E enjte 30 gusht, shtëpia e gazetares investigative, e specializuar në mbulimin e çështjeve kriminale në vend, me një eksperiencë më shumë se 10-vjeçare, u sulmua me kallashnikov nga persona të panjohur. Pak orë pas sulmit, që nuk pati viktima, Klodiana Lala deklaroi në faqen e saj në facebook që ky sulm ishte i lidhur me aktivitetin e saj professional. Ajo është marrë në mbrojtje nga policia.

“Gjuajtja me kallashnikov mbi shtëpinë e një reportereje dhe kërcënimi me armë i një tjetri gazetari janë metoda të papranueshme, që kërkojnë të trembin gazetarët, që ata të heshtin për aferat e dyshuara të krimit të organizuar që mbretëron në Shqipëri”,- deklaron Pauline Adès-Mével, shefja e zyrës së Reporterëve Pa Kufij për Evropën dhe Ballkanin.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të dënojnë publikisht dhe në mënyrë të vendosur çdo sulm dhe të mbrojnë gazetarët për aq kohë sa të jetë e nevojshme, në mënyrë që ata të mund të kryejnë misionin e tyre të informimit “.

Në 2018, Shqipëria u rendit e 75-ta, në raportin e Reporterëve pa Kufij për Lirinë e Shtypit.

Modifikuar më Tuesday, 04 September 2018 21:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...