Nis shpërndarja e teksteve – MASR: Nëse dëmtohen librat falas prindi do t’i paguajë

E mërkurë, 05 September 2018 07:02

Nisi shpërndarja e librave falas në gjithë shkollat. Prindërit e nxënësve nga klasa e parë në të katërtën, kanë mundësi ti marrin tekstet pranë institucioneve ku kanë regjistruar fëmijët, ndërsa pjesa tjetër do ti blejnë ato në pikat e përcaktuara pranë shkollave. Sipas Rozalba Merdanit Përgjegjëse pranë MASR. Librat që do të jepen falas, do të rikthehen pas mbarimit të vitit shkollor të padëmtuar, në të kundërt prindi do ta paguaj atë.

Mësuesit janë ata që do të kenë nën monitorim të vazhdueshëm nxënësit gjatë punimit me tekstet dhe në fund do të vendosin nëse është i ripërdorshëm apo jo.
Ndërsa kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e arsimit Lindita Nikolla, ka zgjedhur një familje në kryeqytet për ti dorëzuar personalisht tekstet  falas fëmijëve. Rama bëri apel për shmangien e vonesave dhe problemeve.
Sipas udhëzimit nga MASR, Librat falas do të qëndrojnë në qarkullim deri në tre vite. Ndërsa mësuesit shprehen se ruajtja nga dëmtimi është e vështirë. Ndërkohë mësohet se për ata prindër të cilët dëshirojnë ti  blejnë që në fillim librat për fëmijët e kanë mundësi ti gjejnë ato në treg.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...