Raporti i BB: Shqipëria ndër të fundit në Europë për investimet e huaja

E mërkurë, 05 September 2018 07:09

Vendet e Europës dhe Azisë Qendrorë të grupuara në Rajonin ECA në dekadat e fundit kanë evoluar duke zgjeruar infrastrukturën që shërben në zgjerimin e tregtisë, por një studim i fundit i Bankës Botërore që u publikua sot tregon se disa vende kanë shënuar përparim më të ulët.

Studimi vëren se përgjithësisht vendet e Ballkanit Perëndimor janë më dobët në lidhjet që rrisnin tregtinë dhe vlerat në Rajonin e ECA, por Shqipëria shihet të ketë renditje edhe me dobët se Rajoni.
“Multidimensional Connectivity indexes”  i dha pikë poshtë nivelin mesatar Shqipërisë duke e renditur keq në lidhjet me Europën dhe Azinë.
Banka Botërore e renditi Shqipërinë në vendin e 78 në botë, të përfshira, në indeksin e Lidhjes Shumëdimecionale. Ky vlerësim e vë atë të fundit në rajon dhe ndër të fundit në Europë, duke lënë pas vetëm shtete të tilla si Moldavia, Gjeorgjia, Taxhikistan, Azerbaxhan. Vendet e tjera të Rajonit, Bosnja, Maqedonia kanë renditje pak më të mirë (përkatësisht 68 dhe 77).
Vendin e parë në botë në këtë indeks e kanë Shtetet e Bashkuara, të ndjekura nga Gjermania dhe Kina.
Për nivelin e investimeve të huaja direkte, Shqipëria u rendit në vendin e 87, sërish ndër të fundit në Europë. Maqedonia ishte e 74 dhe Bosnja në vendin e 77.
Në Indeksin e lidhshmërisë më të tjerët, Shqipëria u pozicionua keq në aspektin tregtar në vendin e 80, në atë të emigracionit në vendin e 76 dhe në lidhjet me linja ajrore në vendin e 75.
Por Banka Botërore vëren se ka ende mundësi të larta për të maksimizuar ekspozimin ndaj rrjedhave ndërkombëtare të mallrave, njohurive dhe aftësive.
Indeksi i lidhjeve shumëdimensionalë sugjeron se vendet nuk duhet të mbështeten në një ose dy lloj lidhjesh, përkundrazi, ata duhet të zhvillojnë një shumëllojshmëri të gjerë lidhjesh reciproke me njëra-tjetrën, duke përfshirë edhe migracionin. Për shembull emigrantët e rikthyer në Argjentinë ringritën industrinë e verës duke shfrytëzuar përvojën jashtë vendit të tyre.
Gjithashtu lehtësimi i tregtisë së shërbimeve dhe heqja e pengesave për tregtinë e produkteve do të lehtësonte transaksionet ndërkombëtare.
Përmirësime të tjera në klimën e brendshme të biznesit mund ta bëjnë një ekonomi më të hapur me botën e jashtme. Politikat e brendshme të secilit shtet, duke përmirësuar klimën e biznesit, shërbimet në përgjithësi dhe duke zhvilluar institucionet vendase sidomos ato të financave, bëjnë lidhjet me jashtë me fleksibël. Monitor

sh3.png

 

Modifikuar më E mërkurë, 05 September 2018 07:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...