Thyen xhamat e lokalit dhe rrahën dy persona, pranga dy të rinjve

E mërkurë, 05 September 2018 10:05

Policia ka arrestuar dy të rinj, pasi ata akuzohen se kanë dhunuar dy persona të tjerë.

Të arrestuarit janë Rruzhdi Rushiti, 24 vjeç, banues në Bulqizë dhe Dritan Tançi, 20 vjeç.

Sipas bardhëebluve, të rinjtë kanë goditur me sende të forta një 40 dhe një 51-vjeçar, në Bulqizë. Po ashtu ata akuzohen se kanë thyer edhe xhamat e një lokali.

“Rruzhdi Rushiti, 24 vjeç, banues në Bulqizë dhe Dritan Tançi, 20 vjeç, banues në Tiranë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta shtetasit me inicialet R.N, 40 vjeç, dhe A.M, 51 vjeç, duke u shkaktuar dëmtime të lehta.

Gjithashtu ata kanë dëmtuar duke thyer xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit M.D., 54 vjeç.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrim prone”, kryer në bashkëpunim.”, njofton policia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...