Një shqiptar humbi jetën në Itali pasi u rrah nga një bashkëkombës i tij.
Mediat italiane nuk bëjnë të ditur emrin e shqiptarit të vrarë dhe të autorit të dyshuar, por thonë se viktima ishte 32 vjec.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal që kishte edhe një sallë lojërash. Shqiptari ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra nga rrahja e dhunshme.
Policia ka vënë në pranga një tjetër shqiptar, të akuzuar si autor të dhunës barbare ndaj bashkëkombësit të vet. Ai u arratis nga vendi i ngjarjes pasi rrahun shqiptarin por u vu në pranga më tej nga policia.