Paloka-Ramës: Blasfemi, si guxon të krahasohesh me Nënë Terezën

E mërkurë, 05 September 2018 13:06

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka e quan blasfemi shprehjen e kryeministrit Edi Rama se udhëhiqet nga fjalët e mençura të Nënë Terezës.

“Asnje politikan , me i miri qofte, nuk mund te bej anatemim te tille ndaj shenjtores shqiptare. Imagjinoni qe kete guxim e merr Rama, ai qe fle me krimin ne krevatin e pushtetit.”, shprehet Paloka.

Deputeti demokrat i kujton më tej Ramës charterin dhe foton me Ronaldon dhe thotë se i shkriu të varfrit për luksin e tij.

Reagimi i Edi Palokës:

BESTEMMIA
Rama deklaron se “udhehiqet ne rrugen e tij” nga fjalet e Shen Terezes!!!
Asnje politikan , me i miri qofte, nuk mund te bej anatemim te tille ndaj shenjtores shqiptare. Imagjinoni qe kete guxim e merr Rama, ai qe fle me krimin ne krevatin e pushtetit.
Shen Tereza shkriu gjithshka per te varferit dhe te pamundurit, ky shkriu te varferit dhe te pamundurit per luksin e tij dhe guxon te thote se drejtohet ne rrugen e tij nga fjalet e shenjtores.
Ky, qe u mburr se mori charterin per te bere foto me Ronaldon , si te ishte biri adoleshent i ndonje sheiku dhe jo kryeministri i vendit me te varfer ne Evrope…
E cfare beri me pas “ky ndjekes i shen Terezes”?
Pasi mori mallkimet e gjithe shqiptareve te varfer per shfaqjen me foton e Ronaldos, papritur , nen dritat e prozhektoreve dhe kamerave “zbuloi” nje familje qe jetonte ne mjerim dhe vendosi ta “ndihmonte”.
Prape “harroi” se eshte kryeminister i ketij vendi e jo ndonje miliarder qe qetson shpirtin duke bere bamiresi ne raste festash. E per me teper kur kete “bamiresi” e ben me parate tona, taksat tona ( se te vetat nuk i prek) dhe e shet me media si kulmin e miresise se kryeministrit.
E guxon te krahasohet me Shen Terezen…
E vetmja gje qe mund ti bej shqiptaret ti shohin ne te njejtin prizem keto dy personazhe, eshte nje mesim qe na jep realiteti; se i njejti popull i vogel lind dhe Shen Terezen po lind dhe ekstremin e kundert .
Rama mund te thote ne kete rast se dhe Djalli (Luciferri, Satanai) ishte nje prej engjejve…

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...