Gjenden në Tiranë, dy vajzat 15 dhe 19-vjeçe, përkatësisht tezja dhe mbesa të denoncuara nga familjarët e tyre të zhdukura që prej 3 shtatorit.
Aventura e tyre ka zgjatur tre ditë, por kryefamiljari Dalip. P i kontaktuar nga Shqiptarja.com ka dyshime se vajzat mund t’i ketë ndihmuar një person i tretë për tu arratisur, me qëllim trafikimin e tyre.
Sipas tij, vajzat janë larguar ditën kur mbesa e familjes Xh. Sh., 19 vjeçe nga Bulqiza kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e gjyshit.
Ajo është ndalur të bisedojë me tezen e saj 15 vjeçaren A. P., dhe pak minuta më vonë janë zhdukur.
Pas denoncimit në polici, kryefamiljari Dalip, P mësoi se vajza e tij dhe mbesa ndodheshin në Tiranë në shtëpinë e vajzës tjetër të tij.
Në polici ato kanë thënë se kanë ikur me dëshirë, se nuk i ka nxitur askush. Vajzat janë shprehur se po të lajmëronin familjarët ata nuk do t’i lejonin të iknin në Tiranë.
Nga ana e tij kryefamiljari nga Dibra shprehet se si vajza e tij ashtu edhe mbesa nuk kishin lekë në xhep për tu larguar.
Ai dyshon se ata janë marrë nga një person i tretë me qëllim trafikimin dhe kur çështja u mediatizua, i ka dorëzuar në Tiranë.
Duke qenë se vajzat ishin banore në fshatin Lishan i Poshtëm në Dibër, shumë afër me Maqedoninë, policia nisi kërkimet në shtetin fqinjë me qëllim gjetjen e tyre.
Por nga Tirana erdhi lajmërimi që ato ishin gjetur shëndoshë e mirë.