Është zbuluar se kush është shqiptari që u vra në Spanjë. Sipas mediave spanjolle personi për të cilin bëhet fjalë është Fatmir A. Ai u gjet i vrarë në mes të rrugës gjatë natës në Reus të Tarragonës.
‘Okdiario.com’ shkruan se 43-vjeçari shqiptar banonte në këtë zonë. Po ashtu mësohet se shqiptari ka qenë i dënuar për vrasjen e një personi në vitin 2008, ndërsa dyshohet se ngjarja ndodhi për prishjen e pazareve të drogës. Shërbimet e emergjencës rreth orës 00.45 u njoftuan se një person është gjetur i shtrirë në rrugë dhe se kishte një plagë me armë zjarri (Dyshohet pistoletë).
Sipas “Diari de Tarragona”, viktima u qëllua nga një makinë me xhama të errët, e cila më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po hetohet rreth zbardhjes së plotë të ngjarjes në fjalë.