Policia dhe Njësia Speciale RENEA kanë sekuestruar 5 makina të blindura në Shkodër të cilët u përkasin familjeve Lici dhe Bajraj raporton “Ballkan Web”.
Mësohet se efektivët e RENEA-s vijojnë kontrollet në lagjet Dobraç dhe Kiras të Shkodrës pas vrasjeve që kanë ndodhur kohët e fundit në këtë qytet.
Kjo situatë ka ardhur pasi në Shkodër kohë e fundit kanë ndodhur 6 vrasjet pa autor dhe 2 persona janë rrëmbyer.
Forca të shumta të policisë, Reneas, Shqiponjat dhe Ndërhyrja e Shpejtë kanë zbarkuar me urdhër të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me kontrolle intensive në terren./oranews