Ekzekutimi i trefishtë në Dibër, prokuroria tregon se kush është autori i vrasjes

E mërkurë, 05 September 2018 18:42

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka vendosur 30 ditë paraburgim për tre personat e arrestuar dhe që dyshohet se kanë kryer vrasjen e trefishtë në Dibër të Madhe.

Sipas Prokurorisë së Gostivarit e dyshuara kryesore për vrasjen e Amid Pocestës, 55-vjeç, Nazmije, 53-vjeçe dhe Anilën 13 vjeç është Blerta Pocesta, vajza e madhe e familjes.

“E dyshuara e parë, një grua në moshë 28 vjeçare, është nën hetim se ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer vepër penale – vrasje nga neni 123 paragrafi 3 nga Kodi Penal. Për dy të dyshuarit tjerë, një burrë 31 vjeçar nga Gostivari dhe 62 nga Dibra, ekzistojnë dyshime se i kanë ndihmuar në kryerjen e veprës, që kanë kryer vepër penale – vrasje nga neni 123 në lidhje me nenin 24 nga Kodi Penal”, informojnë nga Prokuroria, raporton KOHA.mk.

Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit për tre personat e dyshuar. Propozimi i këtillë është pranuar nga gjykatësi, ndërkaq të dyshuarit janë në paraburgim prej 30 ditëve.

Procedura hetimore vazhdon në drejtim të pastrimit të plotë të rastit dhe të sigurimit të provave. Prokuroria nuk tregon për motivet e vrasjes, ndërkaq nëpër media qarkullojnë informata se bëhet fjalë për konflikt brenda familjar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...