Shqipëria është kthyer në një prej pikave kryesore të kalimit të refugjatëve drejt Europës

E Enjte, 06 September 2018 14:00

Shqipëria është kthyer në një prej pikave kryesore të kalimit të refugjatëve drejt Europës, dhe këtë e thotë edhe një raport i publikuar së fundmi nga agjencia për migrim e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, `UNHCR`. Sipas këtij raporti, hyrjet e emigrantëve në Shqipëri janë në të gjitha rastet nga Greqia, ndërkohë që daljet janë drejt Malit të Zi dhe Kosovës, me destinacion kryesisht vendet që mundësojnë akses në Europën Qendrore apo Perëndimore.

Ajo që bie në sy në këtë raport është fakti se, Shqipëria citohet të jetë një prej vendeve që i kanë kthyer mbrapsht refugjatët. Në një kohë, që pjesa dërrmuese kalojnë paligjshmërisht kufirin territorial, një pjesë e atyre që kanë kaluar konform rregullave apo edhe paligjshmërisht, por që janë pikasur nga autoritet, raportohet të jenë kthyer mbrapsht nga vende si Shqipëria, e me radhë të gjitha vendet e tjera të rajonit.

Ky vit, për shkak të dështimit të marrëveshjes me Turqinë, por edhe mbylljes së rrugës së vjetër ballkanike, ka shënuar hapjen e rrugës alternative për refugjatët; atë që kalon përmes Shqipërisë. Në 5 muajt e parë të vitit, raportohet për rreth 1200 refugjatë të cilët kanë hyrë në vendin tone. Së fundmi, kjo çështje është kthyer edhe në debat politik, kombëtar por edhe europian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...