Mëngjesin e sotëm u gjet i vrarë në tokën e tij nga familjarët në fshatin Rabije, pjesë e Bashkisë së Memaliajt, 42 vjeçari Alket Muhaj.
Mësohet se Muhaj është vrarë me snajpër nga një largësi e madhe dhe dyshohet për motive hasmërie.
Mendohet se viktima më herët ka pasur konflikte dhe se kjo është arsyeja pse ai është vrarë.
Siç u raportua më herët policia ka shkuar në vendngjarje dhe e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje.
42 vjeçari është gjetur pajetë me plagë në gjoks dhe në kokë.
Deputeti i PD Tritan Shehu, e ka quajtur një krim të shëmtuar ngjarjen në fjalë dhe u ka bërë thirrje organeve kompetente të venë para drejtësisë autorin ose autorët.
Ja ccfarë shkruan ai në Fb:
Nje krim i shemtuar, nje vrasje-ekzekutim ndodhi sot ne fshatin Rabije te Memaliajt.
Nje krim qe ka tronditur te gjthe ate zone.
Ishte pikerisht gazetari Piro Nase, qe e beri publik kete ngjarje shume te rende e deri tashti pa autor, perpara dhe vete organeve te policise.
Inkurajoj e nxis qe te behen te gjitha perpjekjet per te zbardhur shkaqet e vene para drejtesise autorin ose autoret.
Njoftimi i policisë
Memaliaj
Informacion paraprak
Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 42 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj.
Menjëhere pas marjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.