“Turizmi pa vizion, problemet me rrugët, mbetjet e plazhet nuk po marrin zgjidhje”

Diel, 09 September 2018 13:30

Flet Kliton Gërxhani, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve & Agjencive Turistike

Sektori i turizmit, edhe pse po përjeton ditë të rëndësishme me një interes të zgjuar, po ecën pa një vizion të qartë për drejtimin që do të marrë.

Për Kliton Gërxhanin, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve & Agjencive Turistike, sot nuk po bëhet një analizë e treguesve dhe ndikimit që po jep rritja e turistëve, por mbetemi ende në garën e milionave të vizitorëve që vijnë. Sipas tij, ka nevojë për një përcaktim të qartë të një plani zhvillimi nga të gjitha palët, për të garantuar një sektor të qëndrueshëm.

Si e vlerësoni këtë sezon turistik veror, duke pasur parasysh faktin që jemi thuajse në javët e fundit të tij?

Ka qenë një periudhë me raportime shifrash kontradiktore që e bën të vështirë një gjykim të saktë. Është folur për një turizëm në rritje, ndërkohë që ka shpërthyer një reagim në rrjetet sociale me pamje bosh të shumë plazheve tona në kulmin e sezonit. Thuhet zyrtarisht që turistët kosovarë janë rritur shumë këtë vit, por nga ana tjetër në media intervistohen biznese edhe nga plazhi më popullor, ai i Durrësit, madje edhe nga pronarë biznesesh me origjinë nga Kosova, që ankohen se ka një rënie të pushuesve nga Kosova. Kurse ajo që personalisht mendoj se po konfirmohet është rritja e pushuesve nga Shqipëria që preferojnë plazhet e Turqisë, kryesisht duke sfiduar plazhet tona, pavarësisht se edhe mbi këtë dilemë shoh një reagim të madh mbi çfarë duhet të zgjedhim dhe çfarë ka nevojë të përmirësohet, gjë që mendoj se është një diskutim që i bën shumë mirë zhvillimit të turizmit në vend.

Sa e ka ndihmuar apo penguar turizmin këtë vit situata me infrastrukturën, mbetjet, uji apo energjia?

Mendoj se situata më problematike dhe e pazgjidhur ngelet ajo e mbetjeve. Nëse vërtet duam ta marrim seriozisht këtë situatë, duhet të mendojmë për një plan masash që e lufton dhe parandalon problemin që në origjinë, ndryshe dalje për fasadë në media me thasë në dorë kanë vetëm një efekt, atë të ndërrimit me pult të kanalit televiziv. Pastaj problemi i dytë kryesor mbeten rrugët që lidhin qytete dhe zonat turistike, ku ende nuk po shikojmë ndonjë progres. Duke shtuar edhe problemet e ujit apo energjisë në zona të caktuara turistike, mendoj se këto shqetësime ngelen të pazgjidhura dhe rrjedhimisht penguese në cilësinë e turizmit tonë.

Cilat janë problemet kyçe që ju mendoni se duan një zgjidhje të shpejtë?

Zgjidhje të menjëhershme do mbi të gjitha vizioni që duam të kemi për zhvillimin e turizmit tonë. Pa përcaktuar dhe pa respektuar këtë vizion, mbetjet do të vazhdojnë të jenë po aty, rrugët e turizmit do të shihen si sekondare, do të bëjmë gara për të thyer si tradicionalisht rekorde milionash të numrit të turizmit, por askush nuk do të pyesë dhe të na thotë se sa të ardhura na sjell çdo turist që po numërojmë dhe a është kjo në rënie apo rritje.

Dhe po të kemi vizionin e duhur, do të vendosim edhe standarde në treg, do të kemi vetëm bizneset më të mira dhe më serioze që operojnë në turizëm, do ulim informalitetin, do të shtojmë punësimin që mbetet sezonal dhe i pa mbështetur që të dalë nga ky ngërç, dhe si përfundim do kemi aq turistë sa kemi mundësi të mbajmë, të shpërndarë në mënyrë të drejtë në çdo hapësirë turistike tonën dhe që paguajnë më shumë sesa po na paguajnë tani, duke qenë të fundit në listë në raport me konkurrentët tanë në rajon.

Sa është ndier dora e pushtetit vendor në përmirësimin e situatës në turizëm duke qenë se reforma territoriale u ngarkoi atyre më shumë përgjegjësi?

E kam thënë edhe më parë, pushteti vendor nuk duhet të ketë më shumë përgjegjësi sesa e ka kapacitetin e vet për të menaxhuar, sepse ka një historik jo të mirë me menaxhimin e plazheve. Aktualisht e shoh më kaotik e të paqartë mbi kompetencat që ka, dhe mbi të gjitha pa ndonjë zgjidhje nga ana financiare në ato raste kur vërtet duhet të ndërhyrje, si për shembull për pastrimin e mjedisit. E ritheksoj që të paktën menaxhimi i plazheve duhet t’i rikalojë në përgjegjësi Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe Ministrisë së Turizmit derisa të konsolidohet si sistem dhe më vonë mund të konsiderohet kalimi te pushteti lokal.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...