Në 2017 kinezët blenë 258 milionë euro pasuri të patundshme greke

Diel, 09 September 2018 14:41

Kinezët kanë blerë të paktën 258 milionë euro (300 milionë dollarë amerikanë) të pasurive të patundshme rezidenciale greke në vitin 2017, sipas një raporti nga Juwai, një kompani kineze e pasurive të patundshme ndërkombëtare.

Kompania vlerëson se në 2018 investimet mund të jenë edhe më të larta për shkak se ka një rritje të shpejtë të kërkesës.

“Ne kemi parë rritjen e kërkesës për blerje nga Kina në 2016, dhe pastaj rënie në 2017, ndërsa në 2018 kërkesa për blerje u rrit sërish. Është një rritje dramatike, interesi i blerësit kinez tani po i afrohet niveleve rekord”, sipas Carrie Law, CEO i Juwai.com.

Law thotë se iniciativa për shumicën e kinezëve për të blerë prona në Greqi është Viza e Artë, një program që i jep një qytetari jo të Bashkimit Europian mundësinë për të marrë leje qëndrimi dhe leje pune për veten dhe familjen e tyre nëse ata blejnë mbi 250,000 euro të pasurive të patundshme.

“Greqia ka një nga programet më tërheqëse të emigrantëve për investime në Bashkimin Europian. Përfitime të tjera për të blerë në Greqi janë klima e bukur dhe stili i jetesës, prona e lirë sipas standardeve europiane dhe perceptimi se tregu është ende pranë niveleve më të ulta historike për shkak të krizës së fundit financiare”.

“Greqia ka lëshuar më shumë se 20,000 viza investuese për aplikantët dhe vartësit e tyre, më shumë se çdo vend tjetër në Europë,” tha Law.

“Vetëm këtë vit, Greqia mund të lëshojë më shumë se 15,000 viza. Pothuajse gjysma e vizave – pra gati 7,000 në vitin 2018, shkojnë për emigrantët kinezë të Kinës.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...