Tarifa e rrugës së Kombit, Konfindustria: Shtrenjton prodhimin, rrit çmimet, ul konkurencën 

Diel, 09 September 2018 15:47

Jo më shumë se një javë nga aplikimi i tarifës së rrugës së Kombit, Konfindustria e ka konsideruar mënyrën e mbledhjes së kësaj tarife si jo të duhurën, pasi sipas saj, biznesi nuk është marrë aspak parasysh, duke rënduar drejtpërdrejt në rritjen e kostove të shërbimit dhe prodhimit, që më pas do të përcillen në rritje cmimesh për qytetarët dhe ulje të shkallës së konkurencës të bizneseve, me pasoja deri në falimentime.

Përmes një komunikimi me mediat, Konfindustria shpreh shqetësimin për formulën e zgjedhur të tarifimit te Rrugës së Kombit për bizneset, që do të fillojë të rizbatohet në ditët në vijim. Për nga pasojat afatgjata në ekonomi, biznese dhe mirëqënien e qytetarëve, mënyra e vendosur e tarifimit ka përmasat e një takse të re me përmasa kombëtare.

Konfindustria ka kërkuar, që përllogaritja e nivelit të sipërm të tarifës, që do të paguhej në mënyrë të drejtpërdrejtë nga bizneset dhe qytetarët, të mbulonte vetëm vlerën diferencë të kostos së mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit krahësuar me mesataren e kostos së mirëmbajtjes të gjithë rrugëve të vendit. Pjesa tjetër duhet të mbulohej nga buxheti i shtetit.

Mënyra e mësipërme e përllogaritjes se tarifës mbetet e vetmja, që mund të përligjte moralisht vendimarrjen politike për lëvizjen me pagesë në një rrugë të ndërtuar me para publike. Qytetarët dhe bizneset paguajnë cdo vit mbi 120 milion euro si taksë të qarkullimi të mjeteve për mirëmbajtjen e sistemit rrugor të vendit.

Mënyra e përzgjedhur e përcaktimit të tarifës mban parasysh vetëm pjesërisht kriterin e mësipërm për qytetarët e qarkut të Kukësit, që megjithatë mbetet e lartë krahësuar me vendet e rajonit dhe Europës.

Gjithashtu, mungesa e plotë e bashkpunimit me qeverinë e Kosovës për mundësinë e uljes së kostove të përgjithshme të menaxhimit si një të tërë të Rrugës së Kombit nga Durrësi deri në kufi me Serbinë, është e papranueshme.

Modifikuar më Diel, 09 September 2018 16:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...