Nesër fiket sinjali analog, qytetarët ankohen: Nuk kemi mundësi ta blejmë dekoderin!

Diel, 09 September 2018 17:32

Në kuadër të dixhitalizimit nesër fiken transmetimet analoge në Tiranë dhe Durrës dhe qytetarët janë ende pa informim. Ishte AMA ajo që njoftoi para pak ditësh fikjen e transmetimeve analoge më 10 shtator, ndërsa qytetarët janë ende të surpizuar nga lajmi. Tashmë shumë qytetarë apo familjarë për të ndjekur kanalet televizive në frekuencat dixhitale duhet të pajisen me dekoder, nëse kanë televizor të vjetër.

Për  Faxnews qytetarët janë shprehur se nuk kanë mundësi ekonomike të blejnë dekoderi, ndaj edhe mund të mbeten pa televizor. “Nëse është me lekë do të mbetemi pa televizor. Nuk kemi mundësi ta blejmë dekoderin”, tha një qytetar për Faxnews.

Kujtojmë që kalimi nga analog në dixhital është shtyrë që nga qershori 2015.

Modifikuar më Diel, 09 September 2018 17:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...