×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Lamtumirë verë! Së shpejti fillojnë shirat

Hënë, 10 September 2018 15:43

Moti i nxehtë e me kthjellime na ka shoqëruar edhe për 10 ditët e para të muajit shtator duke u dhënë mundësi të gjithë atyre që kishin zgjedhur këtë periudhë të vitit për të pushuar. Por sipas meteorologëve, kjo situatë do të ndryshojë.

Kështu, sipas Meteoalb, moti është karakterizuar me kthjellime e vranësira të herëpashershme gjatë gjithë 10-ditëshit të parë të muajit, duke sjellë edhe shira të përkohshëm, kryesisht në ekstremin verior dhe zonat lindore, ndërsa shira të izoluar në qendër dhe juglindje. Ndërsa gjatë 10-ditëshit të dytë të shtatorit, pritet që shirat të jenë më të pranishme.

Dita e hënë, gjatë paradites vijon me kthjellime dhe vranësira të lehta në veri dhe qendër, por vranësira të shpeshta do ketë në zonat jugore. Pasditja paraqitet kryesisht me kthjellime në veri dhe qendër si dhe vranësira të përkohshme zhvillohen në zonat kufitare lindore dhe ekstremin jugor. Era do të fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga veriu duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit, që gjatë 10-ditëshit të parë të shtatorit kanë shënuar rritje 3 – 4°C mbi vlerat tipike të fillimvjeshtës, 10-ditëshi i dytë do të karakterizohen nga vlera tipike të stinës.

Login to post comments