Zonat e Tiranës ku do të stakohet energjia më 11, 12 dhe 14 shtator

Hënë, 10 September 2018 16:50

Dhjetëra zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike në datat 11, 12 dhe 14 shtator. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, do të stakohet energjia në nënstacionin Qafë Mollë, në çelësat 10 kV për shkak të punimeve të planifikuara.

Sa i takon orarit të punimeve, ato janë parashikuar të kryhen nga ora 09:00 deri në orën 13:00. Kështu, më 11 shtator do të mbeten pa energji Shupali dhe zona Selitë e Malit.

Ndërsa, në datat 12 dhe 14 shtator do të ketë kufizime energjie në zonat e mëposhtme: Shkallë, Darshë, Qafë Mollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmeri, Dom, Fag, Derje.

Sipas OSHEE-së, ky remont do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji për abonentët e zonave që mbulohen me furnizim nga nënstacioni Qafë Mollë.

Login to post comments