Ngjarje e rëndë në Vlorë, vetëvritet një fëmijë

Hënë, 10 September 2018 18:01

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Një fëmijë është gjetur nga babi i tij me plagë të rënda pasi është qëlluar me armë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore të Novoselës. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej.

Sipas policisë, dyshimet e para janë që 13-vjeçari me inicialet M. A., të jetë vetëqëlluar në mënyrë aksidentale me një pistoletë.

Kanë nisur hetimet për ngjarjen:

Informacion paraprak nga Policia e Vlorës: 

Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetëvrarë  aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M. A., 13 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ky dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Modifikuar më Hënë, 10 September 2018 18:18
Login to post comments