"Nxënësi i fillores të mendojë për dijen apo mosprishjen e librit?"

Hënë, 10 September 2018 22:19

Partia Demokratike thotë se shpërndarja e librave falas për ciklin fillor, nga klasa e parë në të katërtën, është një masë gjysmake e qeverisë.

Deputeti, Luçiano Boçi, në një intervistën e mbrëmjes në Ora News, thotë se propozimi i demokratëve ndryshon në koncept nga ai i socialistëve.

Boçi: Dhënia falas dhe dhënia në përdorim falas janë koncepte të ndryshme. Ne kemi propozuar dhënien falas të librave për nxënësit e sistemit parauniversitar nga klasa e parë në të 12. Këta e miratuan dhënien në përdorim falas nga klasa e parë në të katërtën.Kjo është masë gjysmake.Nxënësi i fillores nuk e ka mendjen tek dija por tek prishja dhe mosprishja e librit, ndërkohë që stresi tek mësuesit është më i madh. Krijon një lloj stresi për fillimin e vitit shkollor. Tekstet nuk i rezistojnë dot jo tre viteve por tre muajve.

Login to post comments