INSTAT: Dibranët dhe korçarët më “punëtorët”, tiranasit dhe vlonjatët më “dembelët”

E Enjte, 13 September 2018 07:23

Teksa papunësia sipas INSTAT i është kthyer rënies vitet e fundit, në disa qarqe treguesi shfaq diversitet të lartë. Teksa në qytet e Dibrës dhe Korçës forca e punës është drejt shterimit në qarkun e Vlorës papunësia është gati sa dyfishi i mesatares kombëtare dhe Tirana e ka papunësinë 4.2 pikë përqindje më të lartë se mesatarja kombëtare.

Sipas të dhënave të INSTAT papunësia në qarqet e Korçës dhe Dibrës ishte respektivisht, 5.1 dhe 5.3 për qind në tremujorin e dytë me rënie të theksuar si nga tremujori i parë dhe nga viti i kaluar. Zhvillimet në punësim në dy qarqet duket se e kanë materializuar edhe perceptimin se popullsia e këtyre vendeve është e lidhur pas punës. Këto dy qarqe kanë pasuar edhe rritje PBB-së mbi mesataren e vendit pas krizës ekonomike 2008.
Si në Korçë dhe në Dibër punëdhënësi më i madh është sektori i bujqësisë. Në Dibër 59.5 për qind të punësuarve numërohen në bujqësi, ndërsa në Korçë 54.4 për qind e të punësuarve janë në sektorin bujqësor.
Por në të kundërt, Vlora, Lezha, Tirana dhe Durrësi kanë një papunësi me të lartë se mesatarja e Republikës. Në Vlorë papunësia në tremujorin e dytë ishte 23.3 për qind ose 11.1 pikë përqindje me i lartë se treguesi në rang vendi. Në qytet e Vlorës dhe Durrësit ofruesi i punësimit në rreth 50 për qind e është sektori i shërbimeve. Duke qenë se puna në këtë sektor është sezonale, papunësia në tremujor të caktuar është më e lartë se në qarqet e tjera të vendit.
Por gjithashtu Tirana vuan nga papunësia e lartë edhe pse rreth 60 për qind e aktiviteteve ekonomike janë të përqendruara në këtë qark. Papunësia në Tiranë shënoi 16.6 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, teksa Tirana dhe Lezha ishin te vetmet qarqe në rang vendi ku papunësia u rrit në tremujorin e dytë, teksa në të gjitha qarqet e tjera treguesi shënoi ulje.
Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është: 7,1 % në sektorin e industrisë, 3,4 % në sektorin e shërbimeve dhe 1,2 % në sektorin e bujqësisë.
Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë 2018, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart pësoi një rritje prej 0,1 %. Punësimi pësoi rritje në sektorin e shërbimeve me 0,3 % dhe në sektorin e industrisë me 0,1 %, ndërsa sektori bujqësor mbetet në të njëjtin nivel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...