Shfrytëzimi i turizmit në jug “ende i dobët” – 1.8 mln netëqëndrime, Saranda 70 euro/nata

Premte, 14 September 2018 07:21

Një studim i fundit i tregut të hotelerisë dhe turizmit në rajonin jugor të Shqipërisë tregon se potenciali turistik mbetet ende i pashfrytëzuar plotësisht, pjesërisht për shkak se mbetet i fokusuar në turizmin masiv të diellit dhe plazhit.

Kompania Horwath HTL përgatiti këtë studim me porosi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe ka përpiluar analizën në bazë të burimeve nga katër bashkitë: Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë, si dhe nga intervistat me grupet e interesit.

Për Sarandën, e cila është destinacioni premium i bregdetit shqiptar, analiza tregoi se ka pasur këtë vit rreth 1.46 milionë netëqëndrime, nga rreth 464 mijë turistë të huaj. Kjo përkon me një mesatare qëndrimi prej 3.2 netësh me një çmim mesatar prej 70 eurosh në ditë.

Kapaciteti i shtretërve në këtë bashki arrin në 13,750 njësi, nga të cilat 51% i takojnë akomodimit privat. Megjithatë, niveli i shfrytëzimit për këto shtretër mbetet i ulët në vetëm 29%.

Bashkia e Beratit ndjek për nga numri i netëqëndrimeve, me 164 mijë. Rreth 101 mijë turistët që vizituan këtë zonë shpenzuan mesatarisht 40 euro, me një mesatare qëndrimi prej 1.6 netësh. Ndryshe nga Saranda, në Berat akomodimi hotelier zë pjesën më të madhe (75%) të kapacitetit prej 1,143 shtretërish.

Ndërsa bashkitë Gjirokastër dhe Përmet kanë një nivel shfrytëzimi më të ulët të turizmit, me përkatësisht 146 mijë dhe 17 mijë netëqëndrime.

Origjina e tregjeve kryesore për të gjithë rajonin mbështetet kryesisht tek turistët nga Gjermania, Austria, Franca dhe Italia, ndërkohë që ka një interes në rritje nga tregje dytësore si Polonia dhe vendet Skandinave.

Modifikuar më Premte, 14 September 2018 07:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...